No menu items!

Fatosat e Liridonit – Kampionë të sezonit 2024/2025!

Me përkushtim, disiplinë dhe paraqitje të shkëlqyera gjatë gjithë sezonit, ekipi i Fatosave nga Shkolla e Futbollit Liridoni – Podujevë është shpallur kampion në kategorinë U-13 për sezonin 2024/2025!

Ky sukses është fryt i punës së palodhshme të trajnerëve, përkrahjes së vazhdueshme nga prindërit dhe, mbi të gjitha, talentit dhe përkushtimit të futbollistëve të rinj, të cilët treguan zemër të madhe dhe shpirt gare në çdo ndeshje.

🔝 Shkolla e Futbollit Liridoni, e themeluar në vitin 2012, është dëshmuar si një qendër e zhvillimit të talenteve, nga e cila kanë dalë emra të njohur si:

Valmir Veliu Bekim Maliqi Granit Musa Arlind Veliu

Përveç suksesit në garat vendore, Liridoni ka përfaqësuar denjësisht Kosovën edhe në turne të ndryshëm ndërkombëtarë, duke sjellë trofe e mirënjohje.

🎉 Urime të gjithëve që kontribuan në këtë arritje të madhe!/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.