No menu items!

FC Prishtina 01 triumfon në finalen dramatike të Kupës së Kosovës në futsall 

24 prill 2025 – Finalja e Kupës së Kosovës në futsall dhuroi spektakël të vërtetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, ku FC Prishtina 01 doli fituese ndaj FC Vjosa me rezultat 5:4, pas vazhdimeve. Në një atmosferë elektrizuese në një palestër po thuajse të stërmbushur me tifozë, të dyja skuadrat ofruan një prej ndeshjeve më emocionuese të këtij edicioni.

Pjesa e parë përfundoi në barazim, 2:2. Për Prishtinën 01 dy herë realizoi Drilon Maxharraj, ndërsa për Vjosën shënuan Jetmir Gashi dhe Jesus Rivas.

Në pjesën e dytë, Halim Selmanaj dhe Ramadan Alaj i dhanë epërsinë Prishtinës me rezultat 4:2, por Vjosa reagoi fuqishëm. Fillimisht, Jesus Vidal ngushtoi rezultatin në 4:3, ndërsa në sekondat e fundit një autogol i Melos Kelmendit barazoi gjithçka në 4:4, duke çuar ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdimet dy herë nga 5 minuta, Fitim Krasniqi shënoi golin vendimtar për 5:4, duke i siguruar FC Prishtina 01 trofeun e çmuar të Kupës së Kosovës në futsall. Ky është trofeu i katërt për këtë skuadër në këtë garë dhe i treti radhazi.

Spektakli i mbrëmjes u zbeh kur kishin mbetur 25 sekonda deri në fund të vazhdimeve, kur skuadra e Vjosës refuzoi ta vazhdojë lojën në shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të gjyqtarëve. Kjo shkaktoi reagime edhe nga tifozët e shumtë të Vjosës, të cilët hodhën gjësende në parket. Gjyqtarët pritën për pesë minuta rikthimin e ekipit në fushë, por kjo nuk ndodhi, dhe më pas dhanë shenjë për përfundimin e ndeshjes.

Në fund, medaljet dhe trofeun për ekipin fitues i ndanë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Ismajl Ajeti, kryetari i Komisionit të Futsallit, Hysni Gjinovci, si dhe drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Kushtrim Mushica.

Përveç momenteve të fundit të pakëndshme, Kjo finale dëshmoi nivelin në rritje të futsallit kosovar dhe pasionin gjithnjë në rritje të publikut për këtë sport dinamik.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.