Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës shpalli laureatët e vitit 2025

Sot, më 20 dhjetor 2025, Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës organizoi ceremoninë solemne të shpalljes së laureatëve për vitin 2025, duke kurorëzuar një vit të suksesshëm garash dhe bashkëpunimi sportiv.

Në këtë ceremoni, përveç përfaqësuesve të ekipeve anëtare të Federatës në futboll, morën pjesë edhe kontribuues të tjerë të rëndësishëm, të cilët ndër vite kanë dhënë një rol të çmuar në themelimin, zhvillimin dhe funksionimin e Federatës.

Me mirënjohje të veçantë u nderuan edhe sponsorët që kanë mbështetur vazhdimisht aktivitetet e Federatës, ndër ta Restoranti Extrafish, Devolli Group, si dhe partnerë të tjerë mbështetës.

Titulli “Ekipi Fair Play” për futboll i takoi ekipit të Pribank.

Epiteti i Portierit më të mirë për vitin 2025 iu nda portierit të ekipit të Policisë së Kosovës, Kreshnik Hlaiti për paraqitjet e tij të shkëlqyera gjatë sezonit.

Ndërkohë, Golashënuesi më i mirë i kampionatit u shpall Arijanit Mavriqi nga kompania Keds, me 21 gola të realizuar.

Titulli Lojtari më i mirë i vitit iu dha Albin Syla, nga ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, për performancën, korrektësinë dhe kontributin e tij në fushë.

Po ashtu në këtë ceremoni me Mirënjohje të veçantë është nderuar Ismail Sadiku ish Kryetar i FSPK dhe ideatori dhe kontribuesi kryesor i avansimit dhe zhvillmit të FSPK-së

Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës, për angazhim dhe punë të suksesshme, ndau mirënjohje edhe për komesarët e garave, referët, teknikët medicinalë, Këshillin Mbikëqyrës dhe Komisionin Disiplinor, të cilët kanë kontribuar në mbarëvajtjen profesionale të garave gjatë gjithë vitit.

Federata uron të gjithë të shpërblyerit dhe falënderon secilin që ka kontribuar në forcimin e sportit në Kosovë.

Të bashkuar, vazhdojmë tutje.

Federata Sportive E Punëtorëve të Kosovës

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU