No menu items!

Fëmija që u godit nga vetura në Pejë është në gjendje stabile

Një fëmijë është goditur nga një veturë mesditën e sotme në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.

Detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore ka dhënë doktori Besnik Ibraj, drejtor i Qendren Emergjente në Pejë, ku njoftoi se fëmija është jashtë rrezikut për jetën.

“E kemi pranuar një fëmijë për trajtim në spitalin e Pejës si pasojë e goditjes nga vetura. Gjendja është stabile, jashtë rrezikut për jetën. Po vazhdon me ekzaminimet mjekësore. Ka lëndime në gjunjë dhe regjionin e gjoksit”, deklaroi Ibraj.

Rasti për IndeksOnline është konfirmuar edhe nga zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen Wesley Clark në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.