Një dokumentar rreth birësimit jo etik të fëmijëve do të dalë së shpejti. Kjo çoi në pretendimin se djali i madh i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Maddox, ishte vjedhur në të vërtetë nga familja e tij kamboxhiane.
Një film dokumentar në të cilin paraqiten metoda të mundshme joetike të përdorura gjatë birësimit të fëmijëve nga Kamboxhia është duke u filmuar dhe përfshin hulumtime nëse djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Maddox, vjedhur nga familja e tij biologjike.
Aktorja e adoptoi 19-vjeçarin në vitin 2002. Asokohe, ajo u ndihmua nga adoptuesja Lauryn Galindo, e cila dy vjet më vonë përfundoi në burg me akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe vizave të jetimëve amerikanë.
(Foto: Metro/Getty)
Regjisori i dokumentarit “The Stolen Children” (“Fëmijët e Vjedhur”) është një studente e filmit dhe marketingut në Universitetin e Massachusetts, Elizabeth Jacobs, e cila është po ashtu e adoptuar.
21-vjeçarja erdhi me idenë për të bërë një film si ky, pikërisht për shkak të prindërve të saj, të cilët gjithashtu e kishin angazhuar Laurynin për t’ua bërë më të lehtë për që të birësonin një fëmijë nga Kamboxhia, njësoj sikurse rasti me yjet e famshëm hollivudianë.
Së bashku me motrën e saj Lynn Devin, Lauryn drejtoi një agjenci birësimi të quajtur Seattle International Adoptions. Pas skandalit të falsifikimit të dokumentit, Lynn u gjobit me 150.000 dollarë, kurse Laurin përfundoi në burg për 18 muaj, ndërsa pas lirimit është duke jetuar në Havai.
Skandali bëri jehonë aq shumë në atë kohë sa që qeveria amerikane hoqi Kamboxhian nga lista e fëmijëve të birësuar për shkak të disa vendeve të tjera, derisa Angelina tha se ajo nuk dinte asgjë për trafikimin e fëmijëve, por gjithashtu se nuk kishte asnjë provë që Maddox ishte me të vërtetë një jetim.
(Foto: Metro/Getty)
Jolie më pas këmbënguli se kishte marrë të gjithë dokumentacionin që tregon se nëna biologjike e djalit të saj nuk është gjallë dhe deklaroi se ajo kurrë nuk mund ta vjedhë fëmijën e dikujt tjetër.
Thashethemet në lidhje me birësimin e paligjshëm të fëmijës së Jolie dhe Pitt u intensifikuan më tej nga punonjësi social dhe humanitar, Moon Sarat, katër vjet më parë, kur ai pretendoi se dokumentacioni i Maddox ishte i rremë. Pastaj ai tha se si baba, ai nënshkroi dokumentet për birësimin e djalit, vetëm për të shpejtuar të gjithë procesin. Përkundër kësaj, nuk ka indikacione se Angelina dinte diçka lidhur për dokumentet e falsifikuara.
Në një intervistë për The Sun, Lauryn theksoi prerazi se ajo nuk kishte bërë asgjë të keqe pavarësisht se ishte deklaruar fajtore.
“Absolutisht jo. Çdo ditë, zgjohem dhe dua të përkushtoj trupin tim, fjalimin tim, mendjen time, veprimet e mia, duke bërë më të mirën që të jem një forcë për të mirën”.
“Unë e konsideroj veten një kampione për fëmijët, unë jam në kontakt me shumë prej fëmijëve dhe jam e lumtur të ndihmoj nëse Elizabeth ka pyetje dhe mënyra se si unë ta ndihmoj atë, sigurisht që do ta bëj”.
Në anën tjetër, Jacobs i tha The Sun: “Arsyeja kryesore për të bërë dokumentarin është se, përtej dyshimit të arsyeshëm, Galindo ishte përfshirë, por pse unë u vura (në listë) për birësim?”.
“Mbaj mend që isha e interesuar si fëmijë për birësimin e Angelina Jolie. (Për faktin) nëse nuk do të kisha mundësinë të bëja këtë dokumentar, unë kurrë nuk do të kisha shikuar përsëri në dokumentet e mia dhe kurrë nuk do të flisja për skandalin që qëndron pas tij”. /Telegrafi/