No menu items!

fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në sistemin arsimor

Afrim Maliqi, drejtor i “Handikosit”, ka thënë se vetëm 12 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në sistemin arsimor të Kosovës. Sipas tij, për këtë përqindje të vogël ndikojnë shumë faktorë.

Në një intervistë për emisionin “038” të KTV-së, Maliqi ka thënë se përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara nëpër shkolla nuk është vetëm në dorën e Ministrisë së Arsimit apo drejtorive të Arsimit.

“Vlerësohet se vetëm 12 për qind të fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në sistemin arsimor. 88 për qind janë jashtë sistemit arsimor. Arsyet janë të shumta. Nuk është vetëm në dorën e Ministrisë së Arsimit apo drejtorive të Arsimit pasi mungon shërbimi i duhur shëndetësor, mungon asistenti personal, mungon mbështetja ekonomike për familjet, mungon transporti, mungon edhe qasja në shkolla”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se institucionet i shohin njerëzit me aftësi të kufizuara nga këndi bamirës.

“Fëmijët pa kufizime nëse nuk e ndjekin shkollën atëherë institucionet marrin masa ndaj tyre. Kur për fëmijët me aftësi të kufizuara, s’ka asgjë. Pra, e shohin nga këndi bamirës”, ka shtuar Maliqi.

Maliqi ka thënë se si organizatë kanë bërë mjaft për përmirësimin e kushteve të personave me aftësi të kufizuara. Por shton se gjendja në terren nuk ka ndryshuar.

Sipas drejtorit të “Handikosit”, sa i përket personave me aftësi të kufizuara kemi vetëm 30 për qind ligje.

“Legjislacioni në Kosovë duhet të harmonizohet me nevojat e personave me aftësi të kufizuara”, ka deklaruar Maliqi.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU