No menu items!

‘Fenomeni Dubai’, producenti i “Logjikonomisë” ia kthen Benitës e cila paralajmëroi padi për aktorët

Producenti i serialit “Logjikonomia”, Fisnik Ademi i ka reaguar influencerës, Benita Zena e cila paralajmëroi padi ndaj aktorëve lidhur me episodin që trajtoi fenomenin e “Dubait”.

Ademi ka thënë se nuk ka qenë asgjë personale, por është trajtuar vetëm fenomeni.

“Na nuk jemi marr me një person të caktuar, jemi marr me fenomenin. Kemi marr karakteristika të plot personazheve. Nuk njihemi personalisht me asnjë nga këto vajzat por jemi marr me fenomeni. Ajo influenceria e kishte përmend në rast se bëjmë edhe një episode (do bëjë padi). Por unë dua me ia përcjell kujtdo, që nuk merremi personalisht me askënd, por me fenomenin”, tha producenti në Kosova Live.

Një ndër reagimet më të zëshme, pas publikimit të episodit erdhi nga influencerja Benita Zena e njohur në rrjete sociale për ndërhyrjet estetike, përfshirë dhëmbët e saj prej 18 mijë eurosh e cila në një intervistë shprehu pakënaqësinë ndaj përmbajtjes së episodit dhe paralajmëroi veprime ligjore.

Ajo deklaroi se do të padisë autorët e serialit nëse referenca të tilla ndaj saj përsëriten.

Ky reagim i tij vjen pas intervistës së Benitës në Prive By Liberta Spahiu.

Në linkun më poshtë mund ta dëgjoni të plotë! /Prive By Liberta Spahiu

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.