No menu items!

Ferizaj fiton ndaj Suharekës dhe hap fuqishëm luftën për Evropë

Ferizaj ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Suharekës në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar.

Pjesa e parë e takimit ishte tejet e vakët me shumë pak raste shënimi andaj ajo u mbyll me rezultat të barabartë 0-0.

Të gjithë golat e kësaj sfide u shënuan në pjesën e dytë, me mysafirët të cilët ishin më të saktë përballë portës për të marrë fitoren e madhe.

Për t’i dhënë epërsinë Ferizajt u përkujdes Valmir Nafiu i cili realizoi për rezultatin 1-0 në minutën e 58-të.

Vendasit reaguan në minutën e 78-të, duke arritur që të barazojnë shifrat në 1-1 me anë të Fitim Susurit.

Ky gol i pësuar duket se motivoi të besuarit e Arsim Abazit, pasi ata gjetën edhe golin e dytë, kësaj radhe përmes Marko Musulin i cili realizoi me kokë për 2-1 pas asistimit të Qlirim Avdullit.

Kjo fitore e Ferizajt i çon ata në kuotën e 48 pikëve, duke u barazuar kështu me Malishevën e vendit të tretë me po aq pikë.

Në këtë mënyrë, ‘Ujqit’ kanë hapur seriozisht luftën për kualifikim në Evropë dhe përfundimi i kampionatit pritet të jetë më interesant se asnjëherë më parë./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.