Fero i është rikthyer zanatit të vjetër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, reperi ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur përgatitjet për projektin e tij më të ri muzikor, shkruan Raporto24.
Edhe pse për një periudhë u largua nga muzika, duket se Fero nuk ka mundur t’i qëndrojë larg skenës për shumë gjatë.
Ai është rikthyer me projekte të reja — por si do të pritet nga publiku dhe dashamirësit e muzikës, mbetet të shihet…
/ Raporto24 /