No menu items!

Feronikeli 74 merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit

Feronikeli 74 ka shënuar fitore të madhe ndaj Dukagjinit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja ishte shumë e fortë dhe me duele të shumta, pasi që dy skuadrat nuk lëshonin asnjë duel.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 34-të, kur Florent Avdyli shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë Dukagjini tentoi të barazonte me të gjitha forcat, por nuk ia arriti.

Në minutën e 90-të ishte një moment kur u kërkua penallti nga klinasit, por që gjyqtari pasi e shikoi VAR-in nuk vendosi për dënimin më të madh në futboll.

Feronikeli 74 me këtë fitore shko në kuotën e 18 pikëve dhe mban vendin e shtatë.

Në anën tjetër Dukagjini mbetet i gjashti me 21 pikë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.