Ferran Torres, heroi i Valencias para se të bëhej kampion bote

Më 29 tetor 2024, stuhia DANA goditi rajonin e Valencias.

Shuma e tragjedisë ishte 238 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur, një nga katastrofat më të rënda natyrore në historinë e Spanjës.

Vendi shpalli gjendje emergjence dhe mijëra vullnetarë nga e gjithë Spanja u mobilizuan për të ndihmuar me pastrimin dhe rimëkëmbjen.

Mes tyre ishte edhe Ferrán Torres.

Sulmuesi i lindur në Foios, vendi ku u rrit dhe u formua si futbollist, në atë kohë ishte pjesë e Barcelonës dhe po rikuperohej nga një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë. Por kjo nuk e ndaloi.

Lojtari u pa me rroba civile, i mbuluar i tëri me baltë, duke ndihmuar në rindërtim.

Pamja ku Torres ishte i mbuluar me baltë u bë virale, si dëshmi se nuk kishte frikë t’i fuste duart në baltë për të ndihmuar rajonin.


Përveç punës fizike, ai u zotua për ndihmë financiare për të prekurit në qytetin e tij, dhuroi veshje dhe furnizime nga kampet e tij të futbollit dhe bashkëpunoi me strehimoret e dëmtuara të kafshëve në Valencia.

Në rrjetet sociale ai shkroi mesazhin:

“Më thyhet zemra duke parë njerëzit e mi dhe vendlindjen time, Valencian, të shkatërruar nga përmbytjet. E di që nuk është ngushëllim, por dua të dërgoj gjithë inkurajimin dhe mbështetjen time për viktimat dhe familjet e tyre nga këtu. Qëndro e fortë, Valencia!”

Disa ditë më vonë, ai shënoi për Barcelonën dhe e dedikoi golin për viktimat me mesazhin “Valencia nuk harron kurrë” nën fanellën blaugrana.

Më 20 korrik 2026, në finalen e Kupës së Botës Spanjë – Argjentinë, pikërisht Ferrán Torres ishte ai që shkroi historinë.

Spanja siguroi titullin e dytë botëror me fitoren 1-0 pas shtesës, me golin vendimtar të zëvendësuesit Ferrán Torres në minutën e 106-të pas një asisti me kokë nga Nico Williams.

I ulur në stol për shtatë nga tetë ndeshjet, ai u bë heroi i papritur i Spanjës.

Por për Valencian, ai ishte hero shumë më herët./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU