Paris Saint-Germain siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube pas fitores 2-0 ndaj Bayern Munich në çerekfinale, shkruan Gazeta Sinjali.
Golin vendimtar e shënoi ylli francez Ousmane Dembele në fund të ndeshjes, duke i dhënë PSG-së avantazhin e nevojshëm për të kaluar më tej në turne.
Në një moment që preku tifozët dhe sportdashësit, Dembele nderoi memorien e portugezit të ndjerë Diogo Jota, duke ripërsëritur festimin e famshëm të Jotas nga periudha e tij te Liverpooli. Pas golit, ai u ul në tokë dhe bëri këtë homazh emocional, duke treguar lidhjen dhe respektin ndaj mikut të tij të ndjerë.
Në gjysmëfinale, PSG do të përballet me fituesin e duelit mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund, ndeshja e së cilës pritet të nisë në orën 22:00.