No menu items!

FFK dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë memorandum për organizimin e Ligës së Shkollave

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit përmes të cilit do të bëhet organizimi i Ligës së Shkollave në futboll.

Memorandumi është nënshkruar nga presidenti Agim Ademi dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama. Ky projekt i rëndësishëm ka për synim promovimin e sportit dhe zhvillimin e talenteve të reja në mesin e të rinjve.

Ky projekt do të implementohet nga organizata “Prishtina Tournament” dhe do të përfshijë 44 shkolla fillore të ulëta dhe 13 shkolla të mesme të Komunës së Prishtinës.

Në këtë iniciativë janë të përfshira edhe Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Sportit si dhe Shoqata e Sporteve Shkollore në Prishtinë, të cilat do të kenë rol kyç në realizimin dhe mbikëqyrjen e kësaj lige.

Ky memorandum paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të aktiviteteve sportive në shkolla dhe përforcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për zhvillimin e brezave të rinj përmes sportit më të dashur – futbollit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.