No menu items!

FFK ka proceduar në CAS ankesën ndaj vendimit për ndeshjen Rumani – Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin se ka proceduar në CAS ankesën ndaj vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Rumani- Kosovë, e cila iu dha vendasve me rezultat zyrtar 3-0.

Kombëtarja e Kosovës la fushën në minutën e 90-të në ndeshjen në udhëtim te Rumania kur rezultati ishte 0-0, shkaku i thirrjeve raciste dhe ksenofobike.

Disa ditë pas ndeshjes, UEFA vendosi që fitoren në tavolinë me rezultat zyrtar 3-0 t’ia jap vendasve rumun, teksa Kosova u dënua edhe me 6 mijë euro shkaku që nuk pranoi të kthehet në fushë.

Megjithatë, ndaj këtij vendimi ka vendosur të ankohet FFK-ja, e cila ka njoftuar se ka proceduar ankesën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin publik se në afatin e përcaktuar kohor, ka proceduar në CAS (Court of Arbitration of Sport) ankesën ndaj vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Rumani- Kosovë, të datës 15.11.2024”.

“FFK-ja, përveç angazhimit të ekipit të vet ligjor, është në konsultim edhe me disa studio ligjore me përvojë të madhe me lëndët në CAS, kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania, për t’ u përfaqësuar në mënyrën e vet më të mirë në këtë betejë ligjore në kërkim të së drejtës për Federatën dhe ekipin tonë Kombëtar”.

“Federata e Futbollit e Kosovës shpreh besimin e saj të plotë që CAS do të marrë vendim të drejtë e meritor”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.