lidershipit, për shembull komunikimi për të cilin po flasim. Po ashtu, qëndrueshmëria, ndërtimi i mentalitetit. Kështu që menduam se ishte e rëndësishme të organizonim një punëtori të tillë për të sjellë së bashku të gjitha vendet nga e gjithë Evropa, në mënyrë që të mësojnë nga njëri-tjetri, të përfitojnë nga përvojat e njëri-tjetrit dhe të marrin diçka me vete për t’u kthyer në vendet e tyre dhe për të menaxhuar ekipet e tyre kombëtare.
Caroline Sjöblom – Drejtore Teknike e Federatës Suedeze të Futbollit:
Jam shumë e lumtur që jam këtu. Nuk kam qenë kurrë më parë në Kosovë. Pikat e diskutimit sot mbi lidershipin efektiv dhe komunikimin janë shumë të vlefshme, sepse janë një pjesë kaq e rëndësishme e mënyrës se si zhvillohen lojtarët. Sa i përket Federatës Suedeze, mendoj se ne mbështetemi shumë te një edukim i mirë për trajnerët, duke përdorur shumë hulumtime dhe lidership si dhe duke ndërtuar parime mbi mënyrën si duhet të jemi si trajnerë, por gjithashtu edhe si duhet të udhëheqim një grup dhe një individ. Mendoj se një nga sukseset tona është që kemi lojtarë që ndihen shumë të përfshirë dhe ndihen se kanë përgjegjësinë mbi fushë.