Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur zyrtarisht hartimin e Strategjisë së re të zhvillimit për periudhën pas vitit 2027, e cila do të përcaktojë drejtimin e futbollit kosovar në vitet e ardhshme.
Ky proces po zhvillohet në bashkëpunim me UEFA, pas një vizite pune në Kosovë të ekspertëve të saj, të cilët zhvilluan takime me drejtuesit e FFK-së për definimin e objektivave dhe prioriteteve të reja strategjike.
Sipas FFK-së, nisja e kësaj strategjie vjen pas zbatimit me sukses të hershëm të planit “Themelet e së ardhmes” (2024–2028), duke krijuar bazën për një cikël të ri zhvillimor me objektiva më ambicioze dhe standarde më të larta në futbollin kosovar në arenën evropiane dhe ndërkombëtare.
KosovaPress


