No menu items!

FFK nuk e bllokon Etnik Brrutin, ai tashmë regjistrohet nga FSHF në FIFA dhe është gati të debutojë si lojtar i Shqipërisë 

Mesfushori Etnik Brruti një javë më parë vendosi ta lërë Kosovën për të kaluar te Shqipëria, duke krijuar jo pak debat.

Brruti që ishte kapiten te Kosova U21, vendosi të kalojë te Shqipëria, ku mori ftesë nga Sylvinho për ndeshjet e marsit ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i nisi menjëherë procedurat në FIFA për të lehtësuar kalimin e Brrutit, gjë që u konfirmua nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Brruti me fanellën e Kosovës U-21

Pritej që Brruti të kompletonte dokumentacionin, gjë që e ka bërë sot, pasi FIFA ka finalizuar procedurat e ndryshimit të federatës.

Ka qenë FFK që nuk e ka bllokuar lojtarin dhe ka pranuar kërkesën e tij dhe të FSHF-së.

Meqë lojtari shtë ftuar nga trajneri Sylvinjo, ai do të jetë gati për ndeshjet e marsit. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.