No menu items!

FFK pjesë e Konventës së Trajnerëve të UEFA-s për nivelin UEFA A – hap i madh përpara në edukimin e trajnerëve 

2 maj, 2025 – Vetëm nëntë vjet pas pranimit në UEFA, Federata e Futbollit e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve të saj duke fituar anëtarësimin e ri në Konventën e Trajnerëve të UEFA-s për nivelin UEFA A Licencë. Ky hap i madh përpara për edukimin e trajnerëve në Kosovë dëshmon avancimin e vazhdueshëm të futbollit tonë drejt standardeve evropiane.

Përmes një shkrese zyrtare drejtuar FFK-së, UEFA konfirmoi pranimin e suksesshëm të FFK-së në këtë konventë, pasi paneli i UEFA Jira dhe Zyra për Zhvillim dhe Asistencë Teknike kanë shqyrtuar dhe miratuar raportin pozitiv të kursit inaugurues për Licencën A nga FFK. Si rezultat, FFK-së i është dhënë anëtarësim i ri në Konventën e Trajnerëve të UEFA-s në këtë nivel të avancuar diplome.

FFK tani ka të drejtë të lëshojë licencën UEFA A për kandidatët që e përfundojnë me sukses kursin.

Do theksuar se në prill të këtij viti FFK ka nisur për herë të parë edhe kursin për trajnerët e përgatitjes fizike – UEFA Fitness B, kurse në shtator 2025 është paraparë të fillojë kursi për trajnerët e portierëve – UEFA Goalkeeper B.

Ndërkohë, së shpejti Departamenti i Edukimit në FFK do t’i nisë procedurat edhe për licencim në UEFA Pro, që është niveli më i lartë në hierarkinë e edukimit të trajnerëve në Evropë.

FFK mbetet e përkushtuar në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve trajnuese dhe në ndërtimin e një strukture të fortë teknike që do ta çojë futbollin e Kosovës në nivele edhe më të larta.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.