No menu items!

Fillon ndërtimi i objektit të ri të shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash të Podujevës

Në Podujevë është vendosur sot gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash të Podujevës.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi thotë se objekti i ri kap vlerën prej 624 mijë euro.

“Objekti i ri, me një vlerë prej mbi 624 mijë euro dhe një sipërfaqe prej 1,330 m², do të ketë 10 klasa, kabinetet e nevojshme, hapësira për administratë si dhe tualete moderne, të përshtatshme edhe për fëmijët me nevoja të veçanta. E gëzofshin nxënësit, mësimdhënësit dhe i gjithë komuniteti i Bradashit këtë projekt”, shkroi Bulliqi.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.