No menu items!

Finalja e gjashtë e ‘Play-off’-it: Trepça dhe Bashkimi përballen nesër në ‘Minatori’

Atmosferë e zjarrtë, emocione të forta dhe rivalitet i madh – këto janë fjalët që më së miri e përshkruajnë serinë finale të “Play-off”-it të ProCredit Superligës. Dy nga skuadrat më të forta të edicionit, Trepça dhe Bashkimi, do të ballafaqohen nesër mbrëma në Mitrovicë, në ndeshjen e gjashtë të finales.

Trepça aktualisht udhëheq serinë me rezultat 3:2 dhe është vetëm një fitore larg nga mbrojtja e titullit kampion. Ndërkohë, prizrenasit e Bashkimit nuk do të dorëzohen lehtë – ata synojnë ta barazojnë serinë në 3:3 dhe të çojnë gjithçka në një “finale të madhe” që do të zhvillohej të dielën në Prizren.

“Finalet e ‘Play-off’-it të ProCredit Superligës po dhurojnë emocione të jashtëzakonshme, me atmosferë fantastike dhe ndeshje të bukura në parket,” thuhet në përshkrimin zyrtar të ndeshjeve, ku çdo pikë dhe çdo sekondë kanë peshë vendimtare.

Të dyja skuadrat ishin renditur në dy pozitat e para gjatë edicionit të rregullt dhe kanë një bilanc të barabartë në përballjet mes tyre – dy fitore për Trepçën dhe dy për Bashkimin. Përveç tyre, janë takuar edhe në finalen e Kupës, ku triumfuan ‘Xehetarët’.

Rezultatet e ndeshjeve të mëparshme në finale:

Ndeshja 1: Bashkimi – Trepça 84:77

Ndeshja 2: Trepça – Bashkimi 79:72

Ndeshja 3: Bashkimi – Trepça 71:88

Ndeshja 4: Trepça – Bashkimi 80:74

Ndeshja 5: Bashkimi – Trepça 85:77

Sfida e radhës, që mund të jetë edhe vendimtare për fatin e titullit, zhvillohet të enjten në ‘Minatori’, me fillim nga ora 19:00.

Orari:

19:00 | Trepça – Bashkimi

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.