No menu items!

“Financohen nga Serbia”, AGK i reagon ashpër Qeverisë: Ndaloni së sulmuari mediet kosovare

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, duke e cilësuar deklaratën e tij ku fliste për mediat e vendit, si të rrezikshme dhe të papranueshme, raporton Gazeta Sinjali.

Saktësisht, bëhet fjalë për deklaratën që Bislimi e tha sot, në konferencë për shtyp bashkë me Kryeministrin Kurti, kur u pyet për lëshimet që ai i ka përmendur më herët në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, teksa tha se “Fjala lëshim është përdorur qëllimisht nga media kosovare që kanë financim nga Serbia për me i dhanë konotacion…”

AGK ka dënuar ashpër gjuhën e njeriut të dytë të Qeverisë, teksa shtoi se kjo qeveri duhet të ndalojë së sulmuari mediet kosovare, pasi po rrezikojnë gazetarët.
Jo për herë të parë, zv/kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, që udhëheq me negociatat me Serbinë, Besnik Bislimi ka sulmuar mediet kosovare, duke e bërë akuzën e rrezikshme se ato “financohen nga Serbia”.

AGK-ja, e dënon ashpër këtë gjuhë të papranueshme të njeriut të dytë të Qeverisë, dhe vë në pah se kur vjen nga niveli më i lartë i pushtetit vë në rrezik serioz, edhe fizik gazetarët e medieve kosovare.

Qeveria Kurti duhet të ndalojë së sulmuari mediet kosovare, dhe të lejojë ato ta bëjnë punën e tyre, duke përfshirë komponentin shumë të rëndësishëm të mbajtjes përgjegjës të pushtetit. #AGK#SafeJournalists#journalist“, thuhet në reagimin e AGK-së.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.