No menu items!

“Fitoje siç ke fituar edhe festivalet”, përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës: Unë s’ta uroj që të kesh jetën time

Çerekfinalja e Big Brother VIP 4 nisi me debatet në shtëpi pas përzgjedhjes nga publiku si finaliste të parë Rozana Radin.

Egli e quajti një rastësi të keqe shfaqjen e linjës së jetës së Rozanës dhe më pas fitoren ‘kokë më kokë’ me Gertën si finalistja e parë.

Egli: Kam të drejtë të përmend këtë paralelizimin e linjave të jetës, i jepet, pastaj shkon ‘kokë më kokë’ finalist dhe e fiton, në primen e radhës, jepet kokë më kokë…(nënkupton Laertin).

Ledion Liço: Kush e votoi Rozanën?

Egli: Ne e votuam.

Ledion Liço: Në momentin që ndërhyni i prishni punë vetes suaj (i drejtohet Rozanës dhe Laertit).

Egli: Kur ti tregon linjën e jetës ke qenë brenda kësaj shtëpie, shumëçka e ke prekur brenda, është një favor që për ironi të fatit u ka rastisur këtyre dy konkurrentëve, ka të bëjë me punën e empatisë së publikut.

Rozana: Më tha fitoje siç i ke fituar edhe festivalet. Atë festival që unë e familja jote…

Egli: Familja ime s’të ka votuar, ishte e lumtur se të mbante mend

Rozana: Ti del jashtë vjen dhe kujtohesh që të kanë bërë keq. Vjen dhe thua historia ime dhe e Gjestit ka bërë bujë jashtë, je gënjeshtare, mund të ma bëni karrierën pis, unë s’ta uroj që të kesh jetën time, me lot i kam larë rrugët e jetës sime.

Egli: Sa i përket pjesës së çmimeve, qëkur kanë ardhur si Rozana, si Laerti kanë numëruar se sa çmime kanë fituar jashtë shtëpisë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.