Fjolla Morina ka kaluar një periudhë të vështirë, por duket se tashmë ka tejkaluar krizat — si ato të shëndetit mendor, ashtu edhe sfidat e tjera personale.
Këngëtarja ka folur hapur për përjetimet e saj dhe ka treguar se, falë kurimit dhe mbështetjes, sot ndihet shumë më mirë. Ajo është rikthyer aktive në rrjetet sociale dhe në botën e biznesit, ndonëse ende nuk është rikthyer në muzikë — fushë kjo që e bëri të njohur për publikun, shkruan Raporto24.
Ndërkohë që karriera dhe jeta profesionale po ecin përpara, duket se në dashuri Fjolla nuk po gjen stabilitet. Edhe pse në të kaluarën ka folur disa herë për lidhjet e saj, aktualisht thuhet se është beqare.