Kosova po përballet me një valë të zjarreve ditët e fundit, të nxitura nga temperaturat e larta dhe thatësirat e vazhdueshme. Megjithatë, faktori kryesor në përhapjen e këtyre zjarreve mbetet pakujdesia njerëzore.
Një tjetër vatër zjarri është raportuar në malet e fshatit Herticë, Komuna e Podujevës, ku një lexues ka dërguar në Raporto24 një video të xhiruar rreth orës 22:00. Në pamje shihet qartë zjarri që është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme dhe duket nga largësia.
Zjarret po shkaktojnë dëme në natyrë dhe rrezikojnë edhe vendbanimet, ndaj autoritetet vazhdimisht apelojnë për kujdes maksimal dhe ndalim të ndezjes së zjarreve në hapësira të hapura./Raporto24/