No menu items!

Flakët “pushtuan” tunelin e Kalimashit! Pse Rama nuk po i falenderon ushtarët nga Kosova?

Kukësi ishte vatra më e rrezikshme nga zjarri mbrëmjen e djeshme! Në momentin që u sinjalizua se flakët kishin mbërritur mbi tunelin e Kalimashit forcat zjarrëfikëse u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes. Ishte era ajo që ndihmoi në përhapjen e zjarrit.

Mëngjesin e sotëm është vëndosur nën-kontroll zjarri. Operacioni është përqëndruar në dy vatra zjarri, Laku i Thive dhe Qafa e Kumbullës në malin e Runës nga Malzi. Situata është kritike dhe në rrezik janë 5 banesa me rreth 30 banorë të lagjes Lepraj në fshatin Shëmri.

Në ndihmë për të shuar flakët kanë mbërritur edhe 5 zjarrfikëse të Kosovës, të cilët punuan me ato të Kukësit dhe Shkodrës.

Drejtori i zjarrfikëseve të Kosovës, Hasan Kodra bëri më dije se nga Deçani kanë ardhur 34 zjarrfikëse, prej të cilave 9 janë automjete për terren malor.

Ndërkohë që në Kukës për të ndjekur nga afër situatën ishte i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta. Kryedemokrati Lulzim Basha falenderoi forcat nga Kosova që erdhën në ndihmë, ai shkroi se mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret!

Postimi i plotë i Bashës:

Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret!Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda,është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore. Faleminderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë!

I panishëm ishte vetë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla ku tha se tha se zjarrfikës dhe forca të sigurisë së Kosovë kanë mbërritur dhe janë në gatishmëri të Shqipërisë për të ndihmuar. Ai bëri me dije se pritet që sot të mbërrijnë dhe forca të tjera zjarrëfikëse nga Kosova.

“Situata në Kosovë është qetsuar dhe tashmë kemi mundësi që të ndihmojmë vëllezëri tanë jo vetëm në Kukës por kudo që janë. Ne kemi mobilizuar 34 zjarrëfikës, po presim që të na bashkëngjiten dhe trupa të FSK-së së Kosovës. Nesër presim që të na bashkohen dhe forca të tjera. Do të pritet që të zbardhë dita për të bërë të mundur dhe neutralizimin e flakëve. Trupa tonë do të rrinë sa të jetë e nevojshme dhe ne të kemi kapacitet dhe të ndihmojmë”.

Ajo që bën përshtypje ishte mos reagimi i kryeministrit Rama dhe heshtja e tij ku nuk pati asnjë reagim, për situatën emergjente të krijuar në Kukës. Është hera e dytë ku shteti i Kosovës i gjendet pranë shtetit amë. E para ishte ku ra tërmeti që tronditi vendin, qeveria e Kosovës asokohe drejtohej nga Ramush Haradinaj u vu në gadishmëri të Shqipërisë.

Kujtojmë se në atë kohë kryeministri Rama dhe homologu i tij Haradinaj i kishin marrëdhëniet e acaruara aq sa përfunduan në gjykatë për shpifje.

Por duket se edhe me kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti, Rama nuk i ka marrëdhëniet e mira kjo vjen për shkak të nismës “Open Balkan”.

“Open Balkan” është iniciativë e kryeministrave Rama, Zaev dhe presidentit Vuçiç e cila mori një mori kritikash pasi e pranishme nuk ishte Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja.

Duket se kryeministri shqiptare mban shumë “inat”, aq sa nuk falenderon as ushtarët dhe zjarëfikësit e Kosovës që rrezikuan jetët e tyre për të fikur flakët e zjarrit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU