No menu items!

Flamur Kadriu, ud i drejtorit të AUV del në terren disa ditë pas emërimit

Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00, përveç disa rasteve.

Për të parë se sa po respektohen këto masa, në terren ka dalë Flamur Zëvendësues i Kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), i cili këtë detyrë e mori ditë më parë.

Në një prononcim për Indeksonline, Kadriu tha se në përgjithësi po respektohen masat, mirëpo ka edhe nga ata që janë mosrespektues.

“Në përgjithësi po respektohen masat kundër Covid-19. Nuk ka probleme. Mirëpo unë pash që ka edhe mosrespektime. Policët ishte aty, janë duke e zbatu vendimin dhe po kthy situatën në gjendje normale në mënyrë që të ketë respektime”, u shpreh ai.

Kujtojmë që prej kur kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-covid policët e Kosovës kanë shqiptuar mbi 6 mijë gjoba për mosrespektim të masave./Indeksonline/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU