Gëzim Namani avokat i asambleistit të LDK-së, Ekrem Rrahmani, ka folur ekskluzivisht për Raporto24, pas ndalimit të këtij të fundit për 48 orë.
Ai ka bërë të ditur se asambleisti i LDK-së në Podujevë, Ekrem Rrahmani është marrë në pyetje sot nga hetuesit e njesise rajonale.
Shikone nga minuta 6.00
“Prokuori kujdestar, pas njoftimit fillestar nga e hetusve kishte urdheruar që të inciohej Rasti si Sulm, dhe që kishte dhënë vendim për ndalimin 48 orësh”, ka thënë Namani.
Sipas tij, nuk ka elemente të provës penale të sulmit.
“Neve si mbrojtje, nga provat që pamë, e që ishte videoincizimi nga seanca e sotme e kuvendit komunal, konsiderojmë se nuk ka elemnte të veprës penale të sulmit, pasi nuk vrejtëm se kishte ndonjë kontakt fizik e as ndonjë kanosje eventuale”, ka theksuar Namani.
Namani ka bërë të ditur se “kanë kërkuar nga hetuesia e prokuroria që të sigurojnë edhe pamjet e kamerave nga salla e kuvendit po edhe pamje tjera qoftë video qoftë ndonjë foto eventuale në mënyrë që të njëjtat të analizohen e ku padyshim do te vertetohej se nuk kishte asnjë sulm nga asambleisti z. Ekrem Rrahmani, i cili në bazë të asaj se çka pamë deri më tani në videoincizime dhe për bindjen time, padrejtesisht i është caktuar masa e ndalimit prej 48 oresh”.
VV-ja në Podujevë: Asamblisti i LDK-së tentoi ta sulmojë kryetarin Shpejtim Bulliqi