Sor ne nje përleshje fizike mes disa personave në fshatin Strellc të Deçanit, ku pas përleshjes një person ka goditur me veturë dy persona të tjerë.
Për Sinjalin ka folur djali i Xhafer Istrefaj, Edonis Istrefaj, i cili ka sqaruar se babai i tij nuk ka qenë cak i sulmit, por thjesht ka ndërhyrë për t’i ndarë personat e përfshirë në konflikt.
“Kujtim Alimusaj kishte fjalosje me Qerim Istrefaj, ndërsa Xhafer Istrefaj ka rastis aty dhe ka filluar t’i ndajë. Pasi kanë dalë jashtë lokalit ku janë përleshur, Kujtim Alimusaj ka tentuar t’i shkelë me veturë dhe në këtë mënyrë Qerimi dhe Xhaferi janë goditur nga Kujtimi”, ka thënë Edonisi për Sinjalin.
Sipas tij, Xhaferi ka pësuar lëndime më të lehta, ndërsa Qerimi ndodhet në gjendje më të rëndë.
Policia e ka klasifikuar rastin si “Vrasje në tentativë”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Ky është biznesmeni që u godit qëllimshëm nga vetura në Strellc të Epërm