No menu items!

Flet motra e të mbijetuarës: Ka thyer krahun. Identifikohen 4 viktimat e tjera të aksidentit

Duket si një dritë në fund të tunelit lajmi se një vajzë e re është nxjerrë e gjallë nga humnera ku ra fugoni i linjës Tiranë Sarandë dhe si pasojë ngelën të vdekur 5 persona.

Ajo është dërguar në spital dhe momentalisht i ka shpëtuar rrezikut.

Ndërkohë viktima nga aksidenti mbetën çifti i bashkëshortëve Fiqiri e Drite Korçari, 77 dhe 72 vjeç si dhe shoferi i furgonit taksi, Bardhi Proda. Një viktimë mbetet i paidentifikuar kurse një tjetër mësohet se ndodhet ende brenda në furgon.

Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e sotme në Qafë Muzinë të Gjirokastrës ku furgoni devijoi për të evituar përplasjen me një fuoristradë duke përfunduar në greminën 50 metra.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar edhe motra e vajzës së mbijetuar. Mes lotësh ajo dha pak detaje ku dyshohet se e reja ka thyer krahun dhe ishte nisur për pushime për t’ju bashkuar familjes në Sarandë

https://www.facebook.com/watch/live/?v=942762902971370&ref=external

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.