Florentina Kallaba në finalen e Kupës së Botës në futsall!

Gjyqtarja kosovare Florentina Kallaba do të jetë pjesë e ekipit të gjyqtareve në finalen e Kupës së Botës në futsall, ndërmjet Brazilit dhe Portugalisë, që zhvillohet të dielën në ora 12:30, në Manila të Filipineve.

Kallaba është vlerësuar me notë maksimale për paraqitjen e saj në këtë kampionatit, çka ka bërë që FIFA ta delegojë atë si pjesë të ekipit të gjyqtareve në finale.

Ky është një sukses i madh personal për Florentinën, por edhe një arritje e rëndësishme për sektorin e gjyqtarëve në FFK, që po e fiton gjithnjë e më shumë besimin e institucioneve më të larta të futbollit.

Urime Florentina! 🙌🇽🇰

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU