Sipas listës së rekordeve botërore Guinness, fluturimi më i shkurtër në botë me një kohëzgjatje prej një e gjysmë deri në dy minuta, bëhet nga avionët e kompanisë skoceze Loganair dhe përshkojnë një distancë prej vetëm 2.7 kilometrash.
Në fakt, kur era është e favorshme dhe pesha e bagazhit është e lehtë, udhëtimi zgjat vetëm 53 sekonda.
Udhëtimi, i cili zhvillohet dy deri në tre herë në ditë, lidh Westry, një ishull i vendosur në skaj të ishujve Orkney, në veri të bregdetit skocez, me ishullin edhe më të vogël dhe më të largët të Papa Westry.
Është një “lloj litari” shpëtimi për 80 banorët e ishullit, por edhe për turistët që në verë kërkojnë të jetojnë eksperiencën e rrugës dhe bukuritë që fsheh ishulli