No menu items!

Foda tregon pse u ftuar Florian Haxha nga Bundesliga 2 e Austrisë: Paraqitjet e tij më bindën

Florian Haxha dhe Bledian Krasniqi janë dy futbollistët e rinj që janë ftuar te Kombëtarja e Kosovës nga përzgjedhësi Franco Foda.

Përzgjedhësi gjerman i Dardanëve ka ftuar Florian Haxhën që luan te Kapfenbergu në Bundesliga 2 të Austrisë.

Haxha ka pasur një sezon fantastik duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar në 12 të tjerë.

E për ftesën e sulmuesit, përzgjedhësi Foda ka thënë ai i ka lënë përshtypje të mirë.

Florian Haxhën e kam ndjekur në ekipin e tij Kapfenberg dhe paraqitjet e tij, shpejtësinë dhe ritmin që ka më kanë bindur që ta ftoj”.

“Ka shënuar disa gola dhe më ka lënë një përshtypje shumë të mirë. Haxha është një lojtar i ri dhe ka mundësinë të tregojë aftësitë e tij gjatë seancave tona stërvitore”, deklaroi Foda.

Dardanët më 6 qershor do të luajnë me Armeninë dhe Komoret tre ditë më vonë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.