No menu items!

Formacionet zyrtare, Inter – Bayern Munich: Simeone kompleton skuadrën, Kompany me shumë sulmues

Inter vjen me një avantazh 2-1 nga ndeshja e parë ndaj Bayern Munich, duke i dhanë fund rekordit të gjermanëve prej 22 ndeshjesh pa humbje në shtëpi në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e sotme, gjermanët do të tentojnë të bëjnë rikthim, ndërsa italianëve iu konvenon edhe çdo barazim për të prekur gjysmëfinalen.

Simone Inzaghi e ka kthyer në formacion Federico Dimarcon, ndërsa Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, udhëheqin sulmin.

Në anën tjetër, Vincent Kompany i ka besuar Thomas Mullerit, i cili i  bashkohet me Harry Kane dhe Michael Olise për Bayern Munich.

Bayern Munich ka një listë të gjatë mungesash me emra si Manuel Neuer, Jamal Musiala, Dayot Upamecano, Alphonso Davies dhe Hiroki Ito, që mungojnë.

Megjithatë, Kingsley Coman dhe Aleksandar Pavlovic janë rikthyer në skuadër pasi munguan në ndeshjen e parë.

Inter: Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram


Bayern Munich: Urbig; Laimer, Dier, Kim, Stanišić; Kimmich, Goretzka; Olise, Müller, Sané; Kane

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.