Kosova do të zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në Play-Off-in e Ligës së Kombeve, ku dy ekipet kërkojnë një vend në Ligën B për edicionin e ardhshëm dhe ndeshja e kthimit zhvillohet në Murcia të Spanjës.
Dardanët kanë marrë fitore në ndeshjen e parë me rezultat 2-1 në Prishtinë dhe çfarëdo rezultati pozitiv i kualifikon në Ligën B.
Valon Berisha mungon shkaku i kartonëve, ndërsa Arijanet Muric dhe Donat Rrudhani kanë lënë tubimin shkaku i dëmtimeve, ku që të të zëvendësohen.
Franco Foda ka vendosur që në portë t’i besojë Amir Saipit, derisa mbrojtja nuk do të ndryshojë nga ndeshja e fundit me Mërgim Vojvodën, Amir Rrahmanin, Lumbardh Dellovën dhe Leart Paqaradën.
Në mesfushë si defensivë do të luajnë Vesel Demeku dhe Elvis Rexhbeçaj, derisa më i avancuar do të jetë Florent Muslija.
Në sulm Ermal Krasniqit, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi do të jenë treshja që do të kërkojnë të shënojnë në këtë përballje.
Foto:Blerim Uka
Në anën tjetër, përzgjedhësi i Islandës, Arnar Gunnlaugsson, ka vendosur të luajë me emra si Gudmunsson, Oskarsson dhe Porteinssson. Vetëm pesë lojtarë që kanë nisur ndeshjen e mëparshme janë sot në formacionin startues.
Islanda: Islanda: Valdimarsson, Johannersson, Poroarson, Ingason, Fridriksson, Helgason, Traustason, Willumsson, Gudmunsson, Oskarsson, Porteinssson.
Kosova: Saipi, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada, Demaku, Rexhbeçaj, Muslija, Er.Krasniqi, Rashica, Muriqi.