No menu items!

Formacioni shumëngjyrësh i Ministrisë së Brendshme të Republikës Serbe, me emblema të ushtrisë serbe në mbrojtje të Dodikut

Anëtarët e Njësisë Speciale Anti-Terroriste (SAJ) të Serbisë së bashku me pjesëtarët e Xhandarmërisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska, shfaqën një sërë stemash interesante.

Prezenca e djeshme policore e MPB-së së RS-së pa dyshim kishte për qëllim dërgimin e një mesazhi dhe frikësimin e pjesëtarëve të policisë së shtetit dhe agjencive të sigurimit

Janë një numër i madh detajesh që tregojnë për dërgimin e një mesazhi të tillë, ku një akt i tillë mund të kishte pasoja tragjike, transmeton Telegrafi.

Gjegjësisht, teksa qëndronte në afërsi të rampës dhe portës së ndërtesës së Qeverisë së RS në Sarajevën Lindore, një fotoreporteri të Klix.ba iu afrua një pjesëtar i Xhandarmërisë i cili mbante një pushkë sulmi pa vënë në siguresë mbrojtwse.

Një akt i tillë konsiderohet përgatitje për përdorimin e armëve të zjarrit ose si formë e injorancës gjatë përdorimit të armëve të zjarrit.

Për t’u dukur më bindës për gazetarët që po largoheshin nga vendi i ngjarjes, rregullatori i zjarrit i pjesëtarit të lartpërmendur të Xhandarmërisë u ul në modalitetin e qitjes me breshëri.

Gjithashtu, tek të i njëjti anëtar u pa një emblemë me shenjën e “Punisher” anti-hero të Marvel.

Ajo që duhet theksuar është se simbole të tilla, shpesh dhe me dëshirë përdoren si simbol mbrojtës i formacioneve paraushtarake apo anëtarëve të organizatave kriminale.

Kafka e bardhë e Punisher nënkupton përdorimin e forcës dhe dhunës për të përmbushur drejtësinë jashtë dhe mbi ligjin, gjë që nuk është aspak një mesazh i mirë për një organizatë policie.

Si një mënyrë shtesë për të plotësuar simbolikën e përgjithshme, disa pjesëtarë të Xhandarmërisë mbanin flamuj serb në helmetat e tyre, ndërsa anëtarët e SAJ-së kishin emblemat e ushtrisë serbe në shpinë.

Simbolika e përgjithshme pati një përshtypje më të fortë sepse anëtarët e SAJ-së dolën në terren pa maska, gjë që është e pazakontë për një njësi policore të këtij rangu.

Përndryshe, njësitë speciale të destinuara për luftime anti-terroriste zakonisht lëvizin me kamuflazh për të mbrojtur identitetin e tyre. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.