Në hapje të edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që nisi me pamje prekëse nga Gaza, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vuri theksin te rëndësia jetike e sigurisë së fëmijëve në kontekstin global.
“Siguria e fëmijëve është themeli i sigurisë globale”, u shpreh Osmani në fjalimin e saj hapës. Ajo shtoi se në një kohë kur fëmijët anembanë botës po përballen me pasojat më të rënda të konflikteve të armatosura, është e domosdoshme që të ngrihemi së bashku për të mbrojtur të drejtat e tyre.
“Ata nuk janë vetëm e ardhmja jonë, por edhe e tashmja jonë”, theksoi presidentja.
Këtë vit, Forumi do të vendosë në qendër të debatit pikërisht zërin, nevojat dhe mbrojtjen e fëmijëve që po jetojnë në konflikt dhe pasiguri.