Edhe pak minuta na ndajnë deri në ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë, rrugët e Hamburgut sot duke ndryshe, raporton Raporto24.
E për të sjellur sa më afër lexuesit të Raporto24 gjithë zhvillimet atje dhe atmosferën e jashtëzakonshme, do të përkujdeset fotoreporteri ynë Blerim Uka.
Uka nga mëngjesi ka sjell pamjet ekskluzive në të cilat shihen shumë shqiptarë që kanë ardhë nga vende të ndryshme në mbështetje të Shqipërisë.
Të veshur kuq e zi, me plisa në kokë dhe me flamurin kombëtar ata kanë nisur që nga mëngjesi përkrahjen për Shqipërinë.