No menu items!

Franca fiton minimalisht ndaj Austrisë, lëndohet Mbappe

Njëri prej favoritëve kryesor të këtij Evropiani, Franca e ka nisur me fitore këtë event.

“Gjelat” triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Austrisë në xhiron e parë të fazës së grupeve,

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 38-të të takimit.

Pas një depërtimi të Mbappes, Ëober shënoi autogol për fitoren e francezëve.

Deri në fund, Franca pati edhe disa raste shënimi, por që nuk arriti të shënonte më shumë.

Në fundin e ndeshjes, Kylian Mbappe u gjakos, duke e lënduar hundën.

Ai u detyrua të largohej nga fusha e lojës dhe deri më tani nuk dihet më shumë rreth lëndimit të tij.

Me këtë fitore, Franca tani shkon në tri pikë në grupin D, aq sa ka edhe Holanda.

Austria dhe Polonia janë në dy pozitat e fundit pa pikë. /Gazeta Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.