Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Wahda ka hyrë në negociata të avancuara për të emëruar gjermanin Franco Foda, 59 vjeç, si trajnerin e ri të skuadrës.

Foda është aktualisht në krye të Kosovës dhe ka një përvojë të gjatë si trajner në futbollin evropian.

Foda po bën punë të mirë te “Dardanët”, që gjenden pak para nisjes së eliminatoreve për Kampionatin Botëror

Trajneri gjerman ka qenë më parë në krye të kombëtares së Austrisë dhe ka lënë gjurmë në futbollin austriak duke fituar një herë titullin kampion të ligës dhe një herë Kupën e Austrisë me ekipin e Sturm Graz

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU