No menu items!

FSHF jep informacione të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Kroaci – Shqipëri

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Një takim shumë i rëndësishëm në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut që sërish pritet të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë që do të mbështesin nga afër kuqezinjtë.

Njëjtë si në sfidën e parë ndaj Italisë në stadiumin e Dortmundit edhe në “Volksparkstadion” të Hamburgut dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes.

Gjithashtu procedura për t’u futur në stadium do të jetë e njëjtë. Mos harroni që biletat ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve të stadiumit. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj.

Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA. Për të shmangur çdo lloj problem dhe penalizimi të gjithë tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj) si edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në Fan Zone Heiligengeistfeld që gjendet në zonën e St. Pauli dhe në Public Viewing Heiligengeistfeld.

Për të marrë informacione më të detajuara drejtohuni në fshf.org në seksionin Euro 2024.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.