Fundi i një epoke – Deschamps largohet, Zidane vjen

Francë e nisi gjysmëfinalen si favorite për trofeun, por humbja 2-0 ndaj Spanjës shënoi edhe fundin e epokës së Didier Deschamps.

Trajneri 57-vjeçar kishte konfirmuar që në fillim të vitit 2025 se do të largohet pas Botërorit 2026.

“Në 2026 do të përfundojë. Në kokën time është shumë e qartë. E kam bërë kohën time, me të njëjtën dëshirë dhe pasion për ta mbajtur Francën në nivelin më të lartë,” deklaroi Deschamps për rrjetin francez TF1. “Duhet të dish të thuash mjaft, ka një jetë edhe pas kësaj,” shtoi ai.

Deschamps e mbyll aventurën pas 14 vitesh në krye të “Gjelave” që nga viti 2012.

Bilanci i tij është 120 fitore, 29 humbje dhe 35 barazime në 183 ndeshje, me tre gjysmëfinale radhazi të Botërorit dhe një titull kampion.

Ai mbetet një nga tre njerëzit që kanë fituar Kupën e Botës si lojtar (1998 si kapiten) dhe si trajner, por ëndrra për ta fituar për herë të dytë si trajner nuk u realizua.

Sipas ESPN në muajin mars, pasuesi i tij do të jetë Zinedine Zidane, i cili ka arritur një marrëveshje verbale me Federatën Franceze.

Siç raportoi gazetari Julien Laurens për The Sporting News, detaji i fundit për t’u zgjidhur është stafi dhe madhësia e ekipit të tij. Zyrtarizimi pritet pas finales së Botërorit.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU