No menu items!

Fushata zgjedhore mbetet 30 ditë (VIDEO)

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se fushata zgjedhore do të mbetet 30 ditë.

Këtë njoftim Radoniqi e bëri gjatë mbledhjes që KQZ e mbajti të martën, ku tha se periudha kohore e fushatës nuk mund të ndryshohet, pavarësisht gjendjes së krijuar.

Ai gjithashtu ka njoftuar se votimi me postë do të fillojë të mërkurën e do të zgjasë deri më 15 tetor, shkruan Klankosova.tv

Me këtë rast, i pari i KQZ-së, kërkoi nga partitë politike që përgjatë fushatës, të veprojnë në përputhje me masat e vendosura nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë.

Në këto zgjedhje janë certifikuar 48 subjekte politike të cilat do të garojnë me kandidatët e tyre në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU