No menu items!

Futbolli na bashkon” – Turneu i miqësisë në Kampin Nacional të FFK-së

Sot, në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali, po mbahet një turne futbolli me moton “Futbolli na bashkon”, organizuar me iniciativën e ambasadorit gjerman në Prishtinë, z. Jörn Rohde.

Në këtë aktivitet sportiv marrin pjesë tetë ekipe përfaqësuese, duke përfshirë ambasadat, qeverinë, partitë politike, KFOR-in gjerman, ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë dhe në Tiranë, si dhe vetë Federatën e Futbollit të Kosovës.

Me këtë rast, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e nderoi ambasadorin Rohde me një mirënjohje të veçantë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për futbollin kosovar, në prag të përfundimit të mandatit të tij në muajin qershor,shkruan Raporto24

Ambasadori Rohde ka qenë një mbështetës i madh i Kosovës dhe veçanërisht i zhvillimit të futbollit, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve përmes sportit.

Në këtë ngjarje sportive janë të pranishëm edhe ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Suedisë dhe Shqipërisë, duke e kthyer turneun në një festë të vërtetë miqësie dhe gjithëpërfshirjeje.

Pas përfundimit të turneut, ambasadori Rohde do të shtrojë një drekë për të gjithë pjesëmarrësit, si shenjë falënderimi dhe respekti për bashkëpunimin dhe frymën sportive.

FFK do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin me Ambasadën e Gjermanisë dhe me ambasadorin e ardhshëm për të forcuar edhe më tej raportet me partnerët ndërkombëtarë që e mbështesin zhvillimin e futbollit në Kosovë./Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.