No menu items!

Futbollisti i Gjilanit ka gjakderdhje të brendshme në kokë, por jashtë rrezikut për jetë

Drejtori i klubit Gjilani, Syart Rrahmani, ka folur për gjendjen e Oltion Bilallit. Ai ka thënë se Bilalli ka gjakderdhje të brendshme në kokë.

Drejtori Rrahmani të martën për KOHËN ka theksuar se, pas ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, Bilalli është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

“Në bazë të informatave që kemi marrë, Oltioni ka gjakderdhje të brendshme në kokë. Sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë, por do të shohim. Oltionin e kanë nisur për në QKUK në Prishtinë. Edhe ne tash do të nisemi drejt Prishtinës”, ka thënë Rrahmani.

Bilalli u lëndua në minutat e fundit të ndeshjes kundër Malishevës. Gjatë një dueli ai u godit nga portieri i Malishevës, Ilir Avdyli.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.