Reperi i njohur G Bani ka ndarë së fundmi një story në Instagram që ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e tij.
Në fotografinë e postuar, ai shfaqi një vajzë por pa zbuluar identitetin e saj.
“Jom dashuru prej asaj nate”, ishte mbishkrimi që e shoqëroi postimin e tij, ndërkohë që në sfond ishte kënga “Për Ty” nga Dafina Zeqiri.
Kjo ka mjaftuar që ndjekësit të nisin të aludojnë: a bëhet fjalë për të dashurën e re të këngëtarit apo për një sekuencë nga ndonjë projekt të ri muzikor.
G Bani nuk ka bërë asnjë koment lidhur me identitetin e vajzës apo kuptimin e vërtetë të postimit.
A është ky një paralajmërim për një këngë të re? Apo thjesht një moment personal që artisti ka vendosur ta ndajë me publikun?
Mbetet ta kuptojmë në vijim! /Prive By Liberta Spahiu