Ish-deputeti Gani Geci ka reaguar pas një Video të publikuar nga Raporto24, ku ai shihet duke pirë kafe me deputetin e VV-së, Agim Bahtiri. Video është publikuar në faqen të Raporto24 në Facebook, ku Geci ka komentuar për të sqaruar takimin.
Sipas Gecit, takimi nuk ka qenë i planifikuar, por ka ndodhur rastësisht. “Më ka taku në rrugë, më ka thanë ‘a po don me ta qit ni kafe’, edhe i thash ‘po, ku të duash’. Edhe qaty ishin edhe Bajqinovci edhe një tjetër deputet, edhe atyre ju fola. Unë nuk jam burr me i thanë jo dikujt kur më thot hajde ta qes një kafe,” ka shkruar ai në koment.
Ai shtoi se Agim Bahtiri ka qenë disa herë në Kullën e tij dhe nuk ka arsye t’i shmanget dikujt. “Agim Bahtiri me 10-13 herë u kanë në Kullën tonë. Tash me ik si gratë e këqija kur të thërret dikush në derë?!”
Geci theksoi se qëndrimet e tij janë të njohura dhe të shprehura publikisht, dhe se i ka ndarë të njëjtat mendime edhe me deputetët e VV-së që ishin të pranishëm. “Krejt ato që janë publike, ja kam thënë edhe atij, edhe Bajqinovcit, edhe disa të tjerëve të LVV-së. Kurrë s’ka votë për PDK-në prej meje, po u kam tregu edhe disa letra që kërkonte me ja tregu, që edhe këta janë një brumë i njëjtë me PDK-në.”/Raporto24/