No menu items!

Ganimete Musliu në Frontal: Petrit Ajeti e mohoi se gazetarët ‘po përndiqen nga AKI’ kaq mund të ndaj me ju

Drejtori Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti, sot ka raportur në komisionin e Parlamentit të Kosovës që e mbikëqyrë këtë institucion, të cilin e drejton Ganimete Musliu.

Deputetja e PDK-së, Musliu, ka qenë e ftuar të mërkurën në “Frontal” të T7, ku është pyetur për çështjen që u raportua javën e kaluar se AKI po i përcjell disa gazetarë që janë kritikë ndaj qeverisë si Vehbi Kajtazi, Ilir Miren, Berat Buzhala e Lirim Mehmetaj.

Por, Musliu duke e cituar Petrit Ajetin tha se ai ka mohuar një gjë të tillë.

“Drejtori i AKI-së e mohon që mediat ose gazetarët përndjeken nga agjentet e AKI-së. Kjo është ajo çfarë mund me ndajë me ju”, ka thënë Musliu.

Më pas ajo ka treguar edhe përmbajtje tjera të bisedës me të.

“Bashkërisht u dakoorduam që liria e medias është esenciale  për ruajtjen e demokracisë në vend, dhe cenimi i lirisë së medias është cenim i lirisë sonë në përgjithësi dhe shkatërrim i institucioneve”.

“U vu në konsideratë ruajtje e institucionit të AKI-së, partitë shkojnë e vijnë. Ne jemi shtet demokratik dhe institucioni i AKI-së duhet të ketë kredibilitet”, ka thënë Musliu. /Gazeta Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.