Gaza dikur dhe sot, vendbanime të tëra janë bërë rrafsh me tokë

Maxar Technologies ka publikuar imazhet satelitore që shfaqin shkallën e dëmit të shkaktuar në infrastrukturë në Rripin e Gazës, si pasojë e sulmeve ajrore izraelite.

Në fotografi mund të shihen shumë vendbanime që janë bërë rrafsh me tokë, transmeton Telegrafi.

E nga këto sulme deri më tani kanë humbur jetën mbi 6 mijë palestinezë, kurse izraelitët po vazhdojnë sulmet ajrore mbi caqet e Hamasit.

Ndërkaq dje tanket izraelite janë futur në Rripin e Gazës për të kryer një operacion ushtarak, dhe më pas janë rikthyer në territorin e Izraelit.

Ndryshe në ditën e 7 tetorit, militantët e Hamasit filluan një sulm të befasishëm mbi qytetet izraelite, ku si pasoje huëben jetwn shumë qindra izraelitë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU