No menu items!

Gazetarët e pyesin Donika Gërvallën për kritikat që ia bëri Vlora Çitaku, kështu përgjigjet ajo

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla mori shumë kritika për një deklaratë të saj, ku tha se nuk duhet të fajësohet Evropa për gabimet e Kosovës. Lidhur me këtë, i reagoi edhe ish-ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku.

Për këtë kritikë që ja bëri Çitaku, gazetarët e pyetën sot Gërvallën gjatë një vizitë që e pati kjo e fundit në Aeroportin e Prishtinës.

Megjithatë, Gërvalla nuk ka pranuar të përgjigjet, derisa thotë se deklaratat e saj janë shtrembëruar.

“Kam ardhur në Aeroportin e Prishtinës për t’i uruar mirëseardhje mërgatës, që do të jetë e pranishme gjatë kësaj vere. Pyetjet e natyrës politike, t’i shtroni aty ka e kanë vendin. Për cilat deklarata e keni fjalën, për ato që kam thënë unë, apo për ato që shtrembërohen”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Gërvalla edhe në një reagim ditë më parë, tha se deklaratat e saj po shtrembërohen në raportimin e mediave.

Për këtë paraqitje, ajo ka marrë shumë kritika, derisa i është kërkuar edhe dorëheqja nga posti i Ministres së Punëve të Jashtme.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU