No menu items!

Gazetarja i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare!

Një gazetare hyri në një lidhje direkte me Dua Lipën duke i zbuluar se është shqiptare. Ato më pas zhvilluan një bisedë të këndshme me njëra-tjetrën, duke përdorur edhe disa fjalë në shqip.

Në fund, gazetarja i tha se herën tjetër do të mblidhet me të dhe këngëtaret e tjera si: Rita Ora e Bebe Rexha.

Biseda mes tyre:

Gazetarja: Motra ime shqiptare, si je motër, si kalon?

Dua Lipa: Përshëndetje!

Gazetarja: Si shkon?

Dua Lipa: Mirë faleminderit, ju si jeni?

Gazetarja: Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS News në Chicago dhe e praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare sikurse ju.

Dua Lipa: E mahnitshme! Jam shumë e lumtur që po flas me ty.

Gazetarja: Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të them, herën tjetër kur të jesh në Chicago do të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora, Bebe Rexha.

Dua Lipa: Tingëllon bukur.

Gazetarja: Shumë urime.

Dua Lipa: Faleminderit!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.